Ministria e Shëndetësisë jep alarmin për epideminë e gripit: Situata mund të përkeqësohet, vaksinat falas

Situala gripale që ka zënë të gjithë vendin në këto ditë të ftohta mund të përkeqësohet. Alarmi vjen nga Ministria e Shëndetësisë dhe nga kreu i saj, Ilir Beqja, i cili, në një intervistë për Vizion Plus, tha sot se gjendja në vend mund të përkeqësohet. Ministri Beqaj nuk e përjashton mundësinë e një pezullimi tjetër të shkollave. Megjithatë, deklaron se ky vendim do të merret në varësi të gjendjes dhe situatës gripale.

Megjithatë, Beqaj tha se gjendja nuk ështe e jashtëzakonshme, pasi me të tilla epidemi vendi është përballur edhe vite më parë. Pas mbylljes se shkollave, që ndodh për herë të parë në një epidemi gripale, ministri i Shëndetësisë ka firmosur një tjetër urdhër për përballimin e situates, në mënyrë që gjendja të mbahet nën kontroll. Mjekët e qendrave shëndetësore në gjithë vendin do të jenë në punë edhe të dielave. Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti i Shëndetit Publik ka nisur shpërndarjen e 93 mijë dozave të vaksinave që do të aplikohen falas për popullatën. Por a jep efekte vaksina në pikun e epidemisë?

Mbi 16 mije raste në javë raportohen të prekur nga gripi. Vetëm në qendrat shëndetësore të Tiranës raportohen rreth 600 vizita në ditë, kryesisht fëmijë. Specialistët dhe mjekët infeskionistë i bëjnë apel popullatës të respektojnë masat për parandalimin e virusit të gripit. Sipas Institutit te Shëndetit Publik, deri tani nuk raportohen raste të rënda dhe as viktima nga gripi i tipi A, që ka përfshirë të gjithë Europën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button