Ismail Maliqi nga “Revolucioni i larmë” ka mbi 100 njoftime për shkelje ligjore

Ismail Maliqit, aktivist i “Revolucioni i larmë” thuajse çdo ditë i arrijnë kallëzime nga MPB-ja për shkelje të ligjit për pjesëmarrjen e tij në protesta e vitit të kaluar. Ai në profilin e tij të Fejsbukut shkroi se sot ka marrë 2 kallëzime për shkelje, dje 10, kurse muajve të kaluar ka marrë mbi 100 kallëzime për për hedhje të ngjyrës ndaj institucioneve shtetërore gjatë protestave të “Revulucioni i larmë”, transmeton TV 21.

Avokati i tij Zvonko Davidoviç potencoi se MPB-ja nuk e respekton procedurën dhe se paditë kundër Ismail Maliqit dhe aktivistëve të tjerë janë të pabaza, përcjell Portalb.mk ngase shkeljet nuk ishin vërtetuar në vendin  e ngjarjes dhe se protestat nuk ishin të dhunshme.

Kundër pjesëmarrësve të protestës “Revolucioni i larmë”, janë ngritur rreth 5 mijë kallëzime penale, thotë Davidoviç. Sipas tij, dënimi për personin i cili merr padi penale nga MPB-ja është 500 euro.

Avokati i aktivistëve të “Revolucionit të larmë” thotë se MPB-ja për protestat të cilat ishin organizuar para KSHZ-së nuk ka ngritur asnjë kallëzim penal, edhe pse sipas tij, protestuesit kane hapur zjarr, shkaktuar dëm dhe nuk janë sjellë siç duhet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button