Teuta: Mos bëni shpifje, Morena është mike e familjes

Thashethemet e reja se modelja Morena Taraku ka shkaktuar ndarjen e Bleros dhe Teuta Krasniqit, e kanë detyruar këtë fundit që të reagojë sërish për të përgënjeshtruar këto njoftime.

Pas një prononcimi të Morenës për Telegrafin, ku ajo mohonte gjithçka duke e quajtur Bleron mik familjar dhe Teutën shoqe nga fëmijëria, vjen edhe reagimi i aktores së njohur.

“Pas shkrimeve rreth “ndarjes” sonë, unë dhashë shpjegim dhe ashtu siç mendon një njeri normal, prita që do të shuhen apetitet e disa gazetarëve, por siç po shihet disa prej tyre “e paskan marrë malin” e paskan shpifur shumë ndytë. Gazeta Express ka bërë shpifje banale duke shkruar “shkak i ndarjes së çiftit është modelja Morena Taraku”. Këto shkrime dhe fjalë kanë tendenca të ndikojnë negativisht në gjendjen emocionale të vajzës sonë dhe kjo është arsyeja kryesore pse po shkruaj prapë e po detyrohem të konfirmoj që ne të dy nuk jemi ndarë dhe vazhdojmë të jetojmë të tre se bashku, si deri më tani”.

“Ju ftoj të gjithë juve, gazetarë të nderuar, që nëse keni pyetje apo nevojë për ndonjë konfirmim, të më shkruani në inbox dhe do t’ju përgjigjem, por nuk është aspak në rregull të bëhen shpifje pa kurrfarë baze. Përndryshe, Morena dhe familja e saj janë miq të familjes sonë prej vitesh. Nuk kam qenë asnjëherë pjesë e skandaleve dhe gjithë këto vjet kam investuar me shumë mund në emrin tim, prandaj nuk e lejoj askënd që të shpifë pa kurrfarë baze. Faleminderit për përkrahjen tuaj”, shkruan në profilin e aktores në Facebook. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button