Reagon Morena: Jam e terrorizuar, Teutën dhe Bleron i kam miq

Morena Taraku ka reaguar pas shkrimit se ajo është përgjegjëse për ndarjen e Bleros me Teuta Krasniqin.
Morena Taraku thotë se është e terrorizuar dhe mohon kategorikisht një mundësi të tillë.
Reagimi i plot i Morenës
Po çuditën në çfarë kulture e terrorizmi po jetoj! Është e turpshme të dëgjoj diçka të tillë, miqtë kthehen në teorizma që s’kanë të bëjnë fare. Idiotizëm i pa pakapshëm. Kush jeni ju të njollosni e të vulosni gjëra që janë në dëmin e një njeriu të pa faj. Jam pyetur pikërisht në KTV gjatë promovimit të video klipit tim “My Love” pse pikërisht këngën me Bleron dhe publikisht live e kam cekur që filluam një bashkëpunim së bashku sepse Teuta është ajo që na shtyu të bëjmë një gjë sepse ajo është shoqja e imja që nga fëmijëria. Njoh gjithë familjen e saj po ashtu, e edhe ajo timen. Nëse dëshirojnë fakte, shihet fare mirë që ajo ishte pjesë e familjes time edhe gjatë kohës kur unë isha fëmijë, ajo ishte personazhi kryesor në shfaqje në Teatrin Kombëtar në Prishtinë në shfaqjen “babai” në regji të babait tim, Salami Taraku, i cili e di pa dyshim që në këtë moment stërkuqet nga turpi i këtyre terroristëve që nuk lanë gjurmë pa përzier. Blero dhe Tetuta janë miq të mijë dhe vazhdojnë të jenë. Por ta kenë të qartë të gjithë që kjo punë nuk do të ndalet këtu, do të vazhdojnë procedurat gjyqësore, këtu kanë marrë fund thashethemet për mua. Faleminderit.

Lajme të ngjashme

Back to top button