Gratë në SHBA planifikojnë protestë kundër Trump

Dhjetëra mijëra gra në SHBA më 21 janar do të mbajnë protestë në afërsi të Kongresit amerikan kundër “qasjeve diskriminuese ndaj grave” nga presidenti i zgjedhur Donald Trump, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas gazetës “Washington Post”, avokatja në pension Teresa Shook që jeton në Hawaii të SHBA-ve në llogarinë e saj në Facebook kur u bënë të ditura rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të mbajtura me 8 nëntor ngriti idenë për mbajtjen e një proteste në Washington kundër Trump-it në një datë të afërt me marrjen e detyrës më 20 janar.

Në protestën ku në fillimin pranuan të merrnin pjesë fillimisht 40 persona të njohur të saj, për një kohë të shkurtër dhjetëra mijëra persona kanë shfaqur dëshirë për pjesëmarrje. Më shumë se 160 mijë përdoruese në median sociale kanë njoftuar se do të marrin pjesë në marshimin i cili do të mbahet në afërsi të Kongresit amerikan në Washington.

Gjtihashtu edhe aktivistë të shquar dhe organizata të shoqërisë civile amerikane kanë vendour të marrin pjesë në këtë marshim, ku bëhet e ditur se deri më tani janë përgatitur pajisjet e nevojshme të zërit dhe qindra autobusë që do të transportojnë protestuesit në vendin e protestës.

Shook është e befasuar që thirrja e saj në llogarinë perosnale ka gjetur mbështetje të madhe edhe tek organizatat. Ajo tha se qëllimi i saj nuk është mbajtja e një proteste me ndonjë organizatë por me qëllimin për të protestuar ndaj deklarateve të Trumpit kundër grave dhe zgjedhjen e tij si president në vend të Hillary Clinton e cila është “shumë më e kompletuar”.

Organizatorët të cilët kanë marrë lejet e nevojshme për protestën ku pritet të marrin pjesë mirëja persona kanë njoftuar se deri tani çdo gjë është në rregull.

Tamika Mallory, një prej organizatoreve të protestës e cila pretendohet se është një nga protestat më të mëdha të grave në historinë e SHBA-ve ka theksuar se protesta “është një deklaratë e guximshme dhe e qartë se nuk do të qëndrojnë të heshtur në asnjë platformë kombëtare apo lokale dhe se nuk do të lejonë që t’u merren të drejtat që i kanë fituar duke luftuar deri në këtë kohë”.

Ndërsa Shefja e Departamentit të Grave dhe Politikës në Universitetin Chatham, Dana Brown në lidhje me protestën tha se “zgjedhja e Trump-it ka nxitur gratë që të jenë më aktive teksa shumica nga ne gratë mendonim se Hillary Clinton do të ishte konkrete në presidencë. Shumë gra mendojnë se nuk mund të qëndrojnë të heshtura dhe tashmë ka ardhur koha”.

Edhe zëdhënësi i Komitetit për kalimin e Trump në presidencë, Boris Epshteyn në një deklaratë në kanalin televiziv CNN në lidhje me protestën ka mbrojtur idenë se Trump në mesin e grave amerikane ka një popullaritet serioz. Ndër të tjera Epshteyn ka vënë në dukje se Trump ka marrë një votë të konsiderueshme të grave dhe se dëshirojnë të dëgjojnë shqetësimet e grave. Ai thekson se janë të lumtur që shohin gratë përreth tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button