Njëmbëdhjetë fëmijë janë lënduar gjatë sulmit në një kopsht të fëmijëve në Kinë

 Një burrë sot me thikë ka lënduar 11 fëmijë në një kopsht të fëmijëve në rajonin autonom kinez Guansi-Çuan, publikoi televizioni shtetëror.

Sulmuesi është ngjitur përmes murit në kopshtin e fëmijëve në qytetin Pingsjan dhe i ka sulmuar fëmijët.

Fëmijët e lënduar menjëherë janë dërguar në spital, por janë jashtë rrezikut për jetë.

Sulmuesi është arrestuar nga policia dhe ka filluar hetimi për rastin./MIA

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button