Illço Gjorgjioski në kërkim të madantit të ri kryetar i FFM-s

Njeriu i parë i Federatës së futbollit të Maqedonisë (FFM), Illço Gjorgjioski do të kërkojë mandatin e ri të kryetarit me 18 shkurt, kur do të mbahet Kuvendi i rregullt zgjedhor, ku do të takohet organi më i lartë i futbollit të Maqedonisë.

Gjorgjioski i cili në vitin 2013 e fitoi madatin katërvjeçar, për momentin është kandidati i vetëm për stolin e kryetarit, ndërsa kundër kandidatët e tij pritet që të propozohen nga Këshillet e lidhjeve komunale. Teoretikisht, për garën e ulëses së Gjorgjioskit do të duhet të ketë 26 kundërkandidat.

Lidhjet komunale futbollistike duhet që të dorëzojnë propozim kandidaturë për kryetar më së voni deri në mesin e muajit janar. Gjorgjioski në postin e kryetarit erdhi pas Harallampie Haxhiristeskit, i cili dha dorëheqje në vitin 2012, pas sundimit me futbollin e Maqedonisë për plot 10 vite. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button