Kaplohet në flakë një automjet në magjistralen Kriva Pallankë-Kumanovë

Një automjet “Ford Galaksi” sot në mëngjes mori flakë në lëvizje në rrugën magjistrale Kriva Pallankë- Kumanovë, në vendin Cetal, afër fshatit Stracin, shkruan Koha.mk, transmeton Portalb.mk.

Zjarri  filloi si pasojë e një lidhje të shkurtër në automobil në të cilin udhëtonin dy persona, shoferi dhe një pasagjere. Shoferi i cili ishte rreth të 50-tave deklaroi se instalimi është arsye e zjarrit i cili e ka shkrumbuar makinën, ndërsa gjithçka që arriti të bënte është që ta lërë në rrugë dhe të shpëtojnë.

Në vendin e ngjarjes ka dalë ekipi i Njësisë territoriale të zjarrfikësve nga Rankovca me dy zjarrfikës. Automjeti tërësisht është djegur, ndërsa udhëtarët nuk kanë marrë lëndime dhe as të djegura.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button