fbpx

Ford kënaq Trumpin, anulon investimet në Meksikë

Në atë që e ka quajtur një votëbesim për politikat pro-biznesit të presidentit të zgjedhur Donald Trump, gjigandi i automobileve Ford, anulon investimet e parashikuara për në Meksikë duke devijuar fondet në Shtetet e Bashkuara, njofton TCH.

Kompania me bazë në Detroit do të investonte 1 miliard e 600 milionë dollarë për impiantin meksikan të San Luis Patosi, por tani ka hequr dorë nga plani, në favor të zgjerimit të një fabrike në Miçigan për të cilën do të derdhë 700 milionë dollarë. Njoftimi i kolosit amerikan vjen vetëm pak orë pasi Trump sulmoi në rrjetin social twitter.

General Motors, lidhur me vendimin për të prodhuar një model makine në Meksikë, e jo në SHBA. Zhvillimi proteksionist në politikën ekonomike është pjesë e programit të presidentit të zgjedhur, i cili në shumë raste i ka bërë thirrje prodhueseve të mëdhenj të investojnë në SHBA, madje edhe ka kërcënuar të vendosë taksa e tarifa doganore.

Menjëherë pas njoftimit të Ford-it, gjithnjë përmes twiterit, stafi i miliarderit nxitoi të merrte meritat për vendimin.

“Ford anulon fabrikën në Meksikë dhe investon ne Miçigan falë politikave të Trumpit-shkruaji shefi i stafit për rrjetet sociale Dan Scavino.

Në fakt teksa bëri të ditur vendimin administratori i deleguar i Ford-it Mark Field tha se politikat e manjatit të pasurive të paluajtshme dhe të Kongresit të ri kishin qenë vendimtare për hapin e ndërmarrë.  Me zgjerimin e fabrikës se Flat Rock në Miçigan, kompania parashikon të krijojë 700 vende të reja pune.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close