Fazliu: Paaftësia e BDI-së fajtore për mos respektimin e gjuhës shqipe

Çështja e mos përdorimit të gjuhës shqipe nuk është problem vetëm në qytetin e Shkupit dhe se kjo s’ka të bëjë me pengesa administrative dhe nuk është çështje interpretimesh, por krejt kjo vjen për shkak të paaftësisë dhe servilitetit të BDI-së, e cila është në pushtet, si në qytetin e Shkupit ashtu edhe në Qeveri. Kështu u shpreh deputeti i PDSH-së, z. Bekim Fazliu pas takimit të grupit të  këshilltarëve të PDSH-së në qytetin e Shkupit me grupin parlamentar të PDSH-së rresh çështjes së mospërdorimit të gjuhës shqipe në nivel të qytetit të Shkupit.

“Suzana Saliu është nënkryetare e parlamentit dhe deri më sot as edhe një sekondë nuk ka udhëhequr ndonjë seancë. Edhe neve si deputetë gjithashtu na pamundësohet përdorimi i gjuhës shqipe ku diskutimet tona përkthehen në gjuhën maqedonase” tha Fazliu.

“BDI dhe Izeti gjithmonë kur flasin i qelbin shqiptarët me rrena, mashtrime dhe shpifje, për shkak se vendi ku interpretohen ligjet është parlamenti. Kjo edhe një herë e dëshmon paaftësinë e tyre politike për të ndikuar në zgjidhjen e çështjeve të shqiptarëve. Këtë shqiptarët nuk e meritojnë dhe prandaj mjaft më, mbyllni gojën” tha këshilltari i PDSH-së në qytetin e Shkupit Idriz Orana. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button