Muslimanët e SHBA-së: Nuk largohemi nga vendi

Muslimanët e SHBA-së të cilët pritet të përballen me kufizime të të drejtave në këtë vend pas ardhjes në detyrë të Donald Trump më 20 janar, kanë theksuar se nuk kanë ndërmend të largohen, por të përpiqen të mbrojnë të drejtat e tyre, raporton Anadolu Agency (AA).

Muslimanët në SHBA janë të shqetësuar për shkak të fjalimeve kundër tyre nga Trumpi gjatë fushatës elektorale si dhe për shkak të emërimit të disa personave në administratën e tij të cilët njihen për deklaratat kundër këtij komuniteti.

Normalisht kjo temë është më e diskutuara për momentin në SHBA, ndërkohë ky shqetësim ishte tema kryesore edhe në kongresin e muslimanëve të zhvilluar në Chicago nën organizimin Shoqërisë Muslimane Amerikane (MAS) dhe Komunitetit Musliman për Amerikën e Veriut (ICNA).

Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit për Organizimet (USCMO), Usame Xhemal, në një deklaratë për AA duke thënë se islamofobia në të gjithë botën është në rritje, ka vënë në dukje se trendi në SHBA ka marrë një formë shumë shqetësuese.

Duke vënë theksin tek thëniet raciste dhe islamofobike të disa grupeve, Xhemal në vijim ka shtuar: “Përfshirja e islamofobisë në axhendën e Presidencës është shokuese jo vetëm për msulimanët, por për të gjithë amerikanët.”

Xhemal thotë se muslimanët janë një vlerë dhe kanë dhënë kontributin e tyre për SHBA-në. “Ky vend është vendi jonë dhe shtëpia jonë. Nuk shkojmë në asnjë vend. Vetëm mund të kemi pak probleme për ti shpjeguar veten tonë popullit amerikan.”

Duke theksuar se SHBA-ja është vendi i demokracive dhe vendi kur respektohen të drejtat e të gjitha grupeve, Xhemal në vijim ka shtuar: “Ky është vendi i emigrantëve. Nuk mund të ndani një grup nga një tjetër ose një fe nga tjetra. Ne presim nga presidenti i ardhshëm që nëse vërtet dëshiron të bëjë një vend të madh atëherë duhet të bazohen në themelet e vlerave të këtij vendi.”

“Nuk është një sekret që muslimanët janë zhgënjyer nga përfundimi i zgjedhjeve. Shumica e zgjedhësve të SHBA-së nuk janë të kënaqur nga përfundimet. Ne nuk jemi të zhgënjyer nga Donald Trump, por nga axhenda e vendosur prej tij dhe votimi që mori nga populli”, ka shtuar ai.

Ndërsa Kryetari i Këshillit të Marrëdhënieve Amerikan-Islam (CAIR), Nihad Awad tha për AA se islamofobia në SHBA ka dalë nga mbrojtja e një grupi të caktuar dhe është kthyer në një fenomen të pranuar politikisht dhe në shtresë sociale.

Awad në vazhdim thotë se Trump ka përdorur mungesën e informacionit në popull për Islamin të cilët ishin të painformuar për të. “Shoqëria muslimane në SHBA duhet të punojë për të informuar amerikanët mbi Islamin në mënyrë të drejtë dhe është përgjegjëse për këtë”, ka shtuar ai.

Awad thotë gjithashtu se kjo frikë nuk ka për ti bërë ata që të heqin dorë. “Këtu është shtëpia jonë. Do të qëndrojmë këtu dhe do të mbrojmë të drejtat tona. Ky vend është vendi i ligjeve”, thotë ai dhe më pas shton se me zgjedhjen e Trump nuk kanë probleme vetëm muslimanët, por të gjitha grupet e pakicave etnike.

“Nëse Trump tenton të marrë nën regjistrim muslimanët do të luftojmë në mënyrë ligjore dhe do të dalim kundër kësaj. Ne mendojmë që kjo është kundër ligjeve të SHBA-së dhe vlerave të saj”, shprehet Awad dhe më pas shton se nuk dëshiron të jetë paragjykues, por mendon se thëniet e Trump gjatë fushatës nuk do të jenë të njëjta me praktikën e tij.

Ndërsa akademiku Dr Xhemal Bedevi thotë për AA se është e rëndësishme që muslimanët të diskutojnë dhe të marrin vendime të përbashkëta në një kohë kur islamofobia në SHBA po rritet me shpejtësi.

Duke vënë në dukje rëndësinë e arsimimit tek muslimanët Bedevi në vijim thotë se ata nuk duhet të bëjnë reagime të panevojshme gjatë këtij procesi. “Ne si muslimanë duhet të ruajmë gjakftohtësinë dhe të hedhim hapa të duhur përballë vështirësive që mund të hasim në të ardhmen. Duhet të mendojmë se si mund ta zgjedhim atë situatë në mënyrë pozitive” thotë ai në vijim.

Nga ana tjetër një nga temat më të diskutuara në këtë kongres ishte edhe tentativa e FETÖ-s për grusht shteti në Turqi. Shumë institucione duke përfshirë këtu edhe Anadolu Agency (AA) ishin të pranishme në këtë eveniment të madh për msulimanët e SHBA-së ku patën mundësinë të shpjegojnë të pranishmëve për situatën në Turqi dhe ato që u përjetuan më 15 korrik gjatë tentativës për grusht shteti nga ana e FETÖ-s.

Usame Xhemal, vë në dukje kënaqësinë për reagimin e popullit turk atë natë. “Më ka befasuar me të vërtet dashuria e popullit turk për demokracinë, lirinë, presidentin dhe për vendin”, thotë ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button