Njerëzit e keqpërdorur emocionalisht duan ndryshe. Ja se si…

Plagët emocionale lënë shenja të cilat zgjasin përgjithmonë në jetën e personave të keqpërdorur. Asnjëherë nuk harrojnë, asnjëherë njeriu nuk vazhdon më tutje plotësisht. Është e vështirë, dhe ndonjëherë është e pamundur të jemi me persona të tjerë sepse frika se e njejta dhimbje mund të na përsëritet është më e madhe se çdo gjë.
Por, jeta vazhdon më tutje dhe ata duhet të mësohen të jetojnë me këtë frikë, duke u përshtatur me rrethanat aq sa të munden. Por kur të jenë gati, ata do të duan përsëri. Dhe do të duan ndryshe…

1.Do të mbajnë distancë për kohë më të gjatë Pa marrë parasysh se sa e pëlqejnë dikë, është fakt se kujdesi në bisedën e tyre është një gjë e pashmangshme. Kjo do të thotë se intenziteti i zmadhuar me të cilin kanë kujdes se me kë flasin, ku shkojnë dhe me kë takohen do të shkaktojë që ata për një kohë të gjatë të mbajnë distancë e cila ua ofron sigurinë e duhur. Me fjalë të tjera, do t’ju duhet kohë më e gjatë për tu lishuar në lidhje të re.

2.Rrijnë më shumë heshtur se sa që flasin Të folurit do të thotë nxjerrja në pah e vetes, dhe këtë e bën një njeri që nuk është lënduar. Çdo fjalë e thënë tregon diçka për personin i cili e flet, ndërsa kur keni qenë emocionalisht të keqpërdorur, gjasat se do të keni kujdes se çfarë flisni dhe sa flisni janë të mëdha. Këta persona nuk do të ndajnë shumë gjëra për veten me të tjerët, madje edhe kur është fjala për dikë i cili shumë ju pëlqen edhe atë për arsyen se ndjehen të pa sigurtë.

3.Nuk do të shpejtojnë Lëndimet emocionale lënë shenja dhe ata të cilët kanë qenë të lënduar do të duan të mbrohen nga mundësia që edhe në të ardhmen të fitojnë plagë të njëjta. Kjo me siguri që do të thotë se lidhja do të shkojë më ngadalë se çdo lidhje tjetër. Emocionalisht, mendërisht dhe fizikisht këta persona nuk do të shpejtojnë dhe do t’i japin vetes së tyre kohën e nevojshme.

4.Do të dyshojnë më shumë se normalisht Mos u habisni nëse në situata krejtësisht normale do të dyshojnë tek ju. Frika e tyre dhe kujdesi i tepruar do t’i shtyjnë të dyshojnë pa vetëdije, madje edhe kur nuk ka asnjë arsye për këtë. Ata kanë qenë të keqpërdorur dhe kanë qenë të ekspozuar ndaj komenteve me të cilat janë ndier se nuk kanë vlerë, dhe kjo do të thotë se do të jenë të pasigurtë në vetvete dhe tek tjerët.

5.Do të hezitojnë për atë se a të njohtohen me familjen tuaj dhe shoqërinë Thjesht, njohtimi me të afërmit do të thotë se lidhja ka hyrë në një fazë më serioze. Atyre u është dashur më shumë kohë për tu mësuar të jeni vetëm dhe të jetojnë me të gjitha fatkeqësitë që u kanë ndodhur, por njëkohësisht kanë arritur që përsëri të ndjehen të sigurtë. Pikërisht për këtë, me siguri që do ta shtyjnë momentin e njohtimit me familjen e partnerit.

6.Rrallë herë përqafojnë Lidhjet e zakonshme kanë momente më të shpeshta të përqafimeve dhe puthjeve mes çiftit, mbahen për dore, nuk ndahen nga njëri-tjetri në publik dhe as kur janë vetëm. Por, lidhja me një person emocionalisht të keqpërdorur është ndryshe. Ai person rrallë herë do t’i shfaqë ndjenjat e veta fizikisht, por nuk do të ndjehen keq kur partneri i tyre do ta bëjë këtë. Atyre u duhet kohë më e gjatë për ta arritur afërsinë në atë shkallë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button