Komuna e Tetovës do të menaxhojë me objektet sportive

Me vendim të qeverisë komuna e Tetovës në të ardhmen do të menaxhojë me objektet sportive.

Kompetencat kalojnë tek komuna e Tetovës e cila pritet që të menaxhojë me dy stadiumet, sallën e sportit dhe qendrën sportive në Tetovë.

Kjo është bërë e ditur  nga ana e Ministrit të Pushtetit Lokal Tahir Hani dhe kryetares së komunës së Tetovës Teuta Arifi.

Ministri i Pushtetit Lokal  Tahir Hani, tha se iniciativa ka qenë e kryetares së komunës së Tetovës. 

Kryetarja e komunës së Tetovës tha se me vendim të qeverisë në menaxhim të komunës të Tetovës kalojnë  dy stadiumet e qytetit, qendra sportive dhe salla sportive një pjesë e së  cilës nuk arriti asnjëherë të përfundojë me ndërtimin.

Lajme të ngjashme

Back to top button