Qeveria nuk lëshon pe për marrjen e Lejes A për ‘Makstil’

Si pjesë e përmbushjes së obligimeve të Planit operativ për marrjen e Lejes A së integruar kompanisë  “Makstil” do ti duhen edhe 8 muaj për këtë qëllim.

Sipas ministrit të ekologjisë Abdualim Ademi Qeveria edhe më tej nuk pranon që të shtyhet afati për kompanitë të cilët nuk i plotësojnë standartet ekologjike.

“Bëhet fjalë për një projekt icili kushton prej 10 deri më 15 milijon euro, ne duam të shohim hapa dhe projekte konkrete nga kompanitë që duan ti plotësojnë këto kërkesa, që më pas Qeveria dhe ministria të shqyrton mundesitë eventuale për plotësimin e kërkesave për prolongimin e ndonjë plani operativ”, tha Ademi duke bërë apel deri tek kompania “Makstil” dhe deri te të gjithë kompanitë e tjera që duan të marrin Lejen A  të përgadisin plane dhe të njejtat ti prezentojnë.

Ndryshe bisedimet e Ministrisë së Ambientit Jetësor me kompaninë “Makstil”, si ndotës kryesor në atë rajon kanë filluar që nga viti 2006. Këto bisedime rezultuan me afat nga kjo ministri, që deri në prill të vitit 2014 kompania të plotësojë standardet ekologjike, në të kundërtën fabrika do të mbyllej.

Por, para pak kohësh në ministri ka arritur kërkesë nga kompania “Makstil” që ky afat të prolongohet deri në vitin 2019.

Lajme të ngjashme

Back to top button