Haradinaj thotë se ka aplikuar për vizë amerikane, i befasuar me ftesën nga Trump!

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj thotë se ai është kontaktuar nga një organizatë që e ka përkrahur presidentit Donlad Trump në zgjedhje dhe quhen ‘Voton djathtas’.

 

“Janë interesuar se kush janë partitë shqiptare të djathta dhe me siguri ata kanë respekt për pozicionimin tim politik në të  kaluarën apo në zhvillimet që kanë ndodhur këtu. Unë nuk kam pasur ndonjë rol në zgjedhjet amerikane atje dhe ata i kam takuar dhe më kanë propozuar që nëse jam dakord t’i bashkohem inaugurimit pasi nuk do të thërrasin dikë tjetër në këtë inaugurim dhe unë kam pranuar me dëshirë. Ftesa ka ardh, organizata që unë po flas njëri nga kryesuesit është Michael Bjundo, është edhe anëtarë i (PICUT),  apo Komiteti Presidencial për Inaugurim, ku edhe do të marrë pjesë në ceremoninë kyçe pra kryesore e më pas edhe në atë përcjellëse por për koincidencë më ka ardhur edhe një ftesë tjetër prapë ku është presidenti aty janë lutjet e mëngjesit, ai mban fjalim”, ka thënë Haradinaj për Indeksonline.

Ai është shprehur i befasuar me ardhjen e dy ftesave.

“Nuk e kam pritur fort që do të vijnë, por menjëherë jam përgjigjur pozitivisht dhe kam aplikuar për viza pasi nuk e kam pasur të paraparë që në kohën e festave të fundvitit por besoj që do të mbërrijë me kohë vizën që të mund të mbërrijë në inaugurim. Në fakt unë kam qenë edhe në inaugurimin e presidentit Bush në 2001, ngjarja kryesore ndodhë jashtë në natyrë në oborrin e Shtëpisë së Bardhë, në oborrin prapa aty janë shumë të ftuar dhe zakonisht ftesa është shkresa si rasti im por pastaj atje duhet të jesh prezent sepse të bëjnë fotografim aty për aty, të japin kartelë dhe është shkaku i sigurisë”, ka thënë ai.

“Unë pash edhe disa komentime të shumta se a është me rëndësi apo nuk është e  që nuk duhet të thuhet ashtu sepse kur thuhet ashtu nuk është me rëndësi ftesa në inaugurimin e presidentit të një vendi që ka bërë shumë për ty, edhe ata e marrin si ofendim, pra jo ndaj meje por duhet të ketë kujdes edhe pala tjetër. Pra kush është me rëndësi me na e thirr, Moska, Beogradi apo kush nëse jo prej Amerikës. Është pak e çuditshme pra unë jam habit me disa reagime sepse ftesa më është drejtuar mua dhe fundi i fundi unë jam i Kosovës e përfaqësojë Kosovën dhe kur jam në Amerikë zakonisht kërkojë nga Amerika përkrahje për Kosovën. Unë kam tri tema që do t’i trajtojë atje në planin ndërkombëtarë më shumë njohje në organizata ndërkombëtare deri në OKB, pasi pa përkrahje Kosova e ka të vështirë me ec dhe shihet se kemi stagnim në njohje dhe anëtarësim, sepse i kemi kryer FIFA e këto por tani jemi bllokuar”, ka thënë ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button