Cigaret do të shtrenjtohen

Në korrik të këtij viti pritet që një kuti cigare të shtrenjtohet për 4 denarë, ndërsa deri në vitin 2016, çmimi i një kutie cigare të shtrenjtohet madje për 40 denarë nga çmimi ekzistues.

Siç shkruan gazeta ‘Dnevnik’, secilin vit do të rritet akciza e cigareve dhe ato do të shtrenjtohen dy fish.

Me ndryshimet në ligjin për akciza që janë në procedurë parlamentare parashikohet prodhuesit dhe tranportuesit të tutunit ti numërojnë rezervat e tyre.

Ata që nuk i numërojnë rezervat do të gjobiten me 15 mijë euro./Portalb

 

 

Lajme të ngjashme

Back to top button