Gripi mbyll çerdhet dhe shkollat në Shqipëri

Gjatë javës së fundit, numri i qytetarëve të paraqitur në qendrat shëndetësore për shkak të përhapjes së virusit të gripit në Shqipëri vazhdon të jetë në rritje, ndërkohë që prej tre ditësh, vendi po përballet temperatura shumë të ulëta, të cilat do të vazhdojnë edhe disa ditë, duke krijuar kushte për përhapjen e viruseve.

Me qëllim kufizimin e mëtejshëm të përhapjes së virusit të gripit në vend për të mbrojtur popullatën nga sëmundjet infektive që kanë impakt në shëndetin e saj, Ministria e Shëndetësisë, në bazë të ligjit për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive, ka urdhëruar sot mbylljen e çerdheve, kopshteve dhe shkollave të arsimit parauniversitar në datat 4, 5, 6, 7 janar.

Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë, po kryen falas vaksinimin e punonjësve shëndetësorë.
Gjithashtu, Ministria e Shëndetësisë dhe ISHP kanë siguruar 93 mijë e 250 doza vaksinë kundër gripit, të parakualifikuar nga OBSH.

Kjo vaksinë po shpërndahet në të gjitha DRSH/DSHP-të sipas një plani të përgatitur nga ISHP dhe më pas shpërndahet në qendrat shëndetësore dhe aplikohet falas për të gjithë personat.

Ministria e Shëndetësisë këshillon që të mos neglizhohet asnjë shenjë e gripit sidomos vështirësia në frymëmarje e cila kërkon oksigjenim dhe kujdes shëndetësor të menjëhershëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button