Për festat e Vitit të Ri në Shkup nga aksidentet janë lënduar 10 persona

Për festat e Vitit të Ri në Shkup kanë ndodhur gjithsej 19 aksidente në të cilat janë lënduar 10 persona.

Sipas evidencës së SPB Shkup, në natën e Vitit të Ri kanë ndodhur katër aksidente në të cilat më lehtë janë lënduar katër persona.

Në dy ditët në vijim pas fundjavës së vazhduar festive janë regjistruar edhe 10 aksidente në të cilat janë lënduar gjashtë persona.

Për shkak të kundërvajtjeve të bëra në komunikacion, janë dënuar gjithsej 77 shoferë të automjeteve motorike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button