KB: Të paktën 6.878 civilë e humbën jetën në Irak në vitin 2016

Gjatë luftimeve dhe sulmeve në Irak në vitin 2016 e humbën jetën të paktën 6.878 civilë, njoftoi KB.

Misioni i KB-së për ndihmë në Irak (UNAMI) në kumtesën e tij thekson se gjatë vitit të kaluar janë lënduar të paktën 12.388 civilë, duke shtuar se këto të dhëna nuk i përfshijnë viktimat mes civilëve në provincën perëndimore Anbar gjatë majit, korrikut, gushtit dhe shtatorit.

Këto shifra duhet të kuptohen si minimum absolut, njoftoi UNAMI, duke theksuar se misioni nuk ka qenë në mundësi t’i konfirmojë rastet e viktimave civile në zonën e konflikteve, si dhe afat që e kanë humbur jetën gjatë “efekteve sekondare të dhunës – për shkak të ekspozimit të mungesës së ujit, ushqimit, ilaçeve dhe trajtimit shëndetësor”.

Sipas të dhënave të UNAMI-it, në vitin 2015 në Irak janë vrarë të paktën 7.515 civilë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button