Lëvizja e majtë: Ka para për falimentuesit, nuk ka vullnet

Qeveria e Republikës së Maqedonisë thotë se me ligjin e ri për punëtorët e falimentuar do të kompensohen rreth 3.000 persona. Vetë punëtorët e falimentuar thonë se me ky ligj është restriktiv dhe se shumë më pak falimentues do të mund ti plotësojnë kushtet për të marr këtë kompensim, thonë nga Lëvizja e Majtë “Solidariteti”. 

Ata thonë se pajtohen me mendimin e  falimentuesve që një numër shumë i vogël i punëtorëve do të jenë të siguruar materialisht dhe se kushtet për të marr këtë kompensim janë të definuar në atë mënyrë vetëm që të thuhet se po zgjidhet problem me falimentuesit.

“Punëtorëve të falimentuar duhet të ju ndihmohet! Zgjidhja e problemit të tyre nuk do të paraqesë ndonjë ngarkesë shtesë për buxhetit. Qeveria ka para për të paguar këtë punëtorë të falimentuar por nuk ka vullnet për të zgjidhur problemin”, deklaruan nga Lëvizja e Majtë “Solidariteti”.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button