Në vend se të mbaronte projekti, pas tre vjetëve as shenja nga Qendra klinike universitare (FOTO)

Tre vite më parë, ministri i shëndetësisë, Nikolla Todorov dhe ish kryeministri Nikolla Gruevski për investimin më të madh në shëndetësi, Qendër klinike universitare, paralajmëruan se do të kryhet në fillim të vitit 2017, transmeton Portalb.

Fillimi i ndërtimeve vazhdimisht shtyhej, ndërkaq vetë projektin e ndoqën skandale.

Në gusht të vitit 2013 u paralajmërua se me projektin, për 6 muaj, do të merrej Aren SRL- shtëpi projektuese italiane dhe se do të kushtojë 1,3 milion euro. Paratë për të gjithë objektin do të duhej të siguroheshin nga Banka e Këshillit të Europës.

18363golema

Në këtë datë, para dy vjetëve portali Nova kishte publikuar se arkitekti Antonio Savoino nga firma italiane për projektimin e klinikës ishte i përfshirë në seri skandalesh korruptive në Itali dhe dy herë kishte qenë i burgosur në vendin e tij.

Përveç formës italiane, në projekt janë përfshirë edhe dy firma maqedonase In Puma dhe Prototip. Por ekziston edhe një formë tjetër, e që është Studio Krug, e cila nuk ishte përmendur në opinion. Dy firmat e para, In Puma dhe Prototip më nuk janë të përfshira në projekt. Në In Puma pohojnë se për arsye të panjohura janë larguar nga projekti, Prototip e kanë mbaruar punën e tyre, derisa firma e tretë Studio Krug për portalin Nova kanë thënë se po punojnë në projekt dhe se kanë kapacitet të realizojnë objekt me hapësirë prej 200 metra katror. Edhe pse firmat kanë marrë paratë, ndërtimi as që ka lëvizur përpara, transmeton Portalb.

Në tetor të vitit të kaluar u publikua tenderi i ri për ndërtimin e Qendrës klinike. Por, hapja e ofertës më 5 dhjetor nuk ndodhi, ndërkaq Ministria e shëndetësisë anuloi zgjedhjen për realizuesin më të mirë. Afati i ri, sipas Qeverisë është Qendra klinike të ndërtohet 5 vitet e ardhshme./Portalb

klinicki-nov-2-1

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button