Filma vizatimor për integrim më të madh

Arsim Zekolli, kolumnë – “ Mos gjyko në emrin e tij”, Utrinski Vesnik
Shefi i BFI, Sulejman Rexhepi, nuk ka  aspak të drejtë, absolutisht aspak të drejtë ta përdorë emrin e Zotit në kontekst të dhunës dhe vdekjes.

Daut Dauti, kolumnë – “ Kanali për fëmijë në TVM, për mësimin e gjuhëve”, Dnevnik
Ajo që do të kontribuonte  që të zvogëlohen efektet negative mbi mësimin e dy gjuhëve oficiale në Maqedoni, është të futet kanal fëmijëror në TVM në të cilin gjatë ditës do të ndërroheshin filma vizatimor  të sinkronizuar në gjuhen maqedonase dhe shqipe.

Erol Rizaov, kolumnë – “ Lufta e gjyshit Timotej”, Utrinski Vesnik
Gjyshi Timotej do të pret kurban çdo ditë nga një lopë të shenjtë të vendit të vjedhur e të dhuruar Subrata Roj-it, pa hallall të kishës dhe qytetarëve. A do të sheh seri opinioni ndeshje me pushtetin dhe peshkopin e vetmuar, ose do të nisë ta mbrojë Ohrin dhe liqenin e magjishëm, do të shohim shpejtë. Mejdani para nesh.

Aljosha Simjanovski, kolumnë – “ MRTV në zjarr – informata si qëndrim”, Utrinski Vesnik
Të digjet shtylla e suverenitetit të mediumit maqedonas që për 60 vite me kontinuitet dhe kujdes e përcjell, verifikon dhe afirmon realitetin maqedonas, është e barabartë me vetëdjegje.

Lepa Gjorgjievska, koment – “ Nekrologje për njeri të gjallë”, Dnevnik
Njeriu i parë i komisionit për lustrim Tome Axhiev këtë vikend u gjet në nekrologjet nëpër rrugët  e Manastirit. Dikush është “munduar” në mënyrë precize të njollos emrin e Axhiev ose punën e tij në komisionin për lustrim.

Petrit Saraqini, kolumnë “Duke e pritur ofertën e vërtetë”, Sloboden Peçat
Edhe pse po afrohen zgjedhjet, akoma nuk shoh ndonjë opsion politik për sublimimin e mllefit disavjeçar dhe ta shndërrojë në ofertë konkrete politike.

Lajme të ngjashme

Back to top button