Mogerini: E ardhmja e Ballkanit është në BE

Ballkani është i vendosur në “zemër të Evropës” dhe e ka të ardhmen në Bashkimin Evropian, theksoi përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, Federika Mogerini, duke shtuar se rruga e Ballkanit drejt BE-së është në mesin e 12 çështjeve që duhet të shqyrtohen në vitin 2017.

“Puna jonë vazhdon – për të kapërcyer armiqësinë e së kaluarës dhe për t’iu përgjigjur thirrjes për punësim, dhe unitet për të rinjtë nga ky rajon”, ka shkruar Mogherini në blogun e saj.

Ajo theksoi se në vitin 2016 lista e momenteve të rëndësishme lidhur me BE-në për Ballkanin është “jashtëzakonisht e gjatë” – hapja e kapitujve të rinj në negociatat me Serbinë, aplikimi i Bosnjë e Hercegovinës për anëtarësim, Këshilli i parë shoqërues i BE-së dhe Kosovës.

“Reformat në gjyqësinë në Shqipëri, hapja e fazave të reja në rrugën e vendit drejt BE-së dhe privilegji për të mbajtur fjalim në parlamentin në Tiranë”, shtoi Mogerini./MIA

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button