Ish modelja australiane kryen vetëvrasje

Ish modelja australiane e shndërruar në yll televiziv, Charlotte Dawson, është gjetur e vdekur në banesën e saj në Sydney mëngjesin e të shtunës.

Sipas The Sunday Telegraph, policia e ka gjetur atë të varur në banesën e saj.

Dawson, e cila ka ndërruar jetë në moshë 47-vjeçare, kishte pasur probleme me depresionin për një periudhë të gjatë.

Ajo ka vrarë veten vetëm një ditë pas ditëlindjes së ish-burrit të saj, Scott Miller, një fitues i medaljes së argjendtë në Lojërat Olimpike. Ai u bë i varur nga droga dhe është dënuar disa herë për posedim droge dhe armësh.

Po ashtu, sipas gazetës The Sun-Herald në Sydney, trupi i Charlotte është gjetur vetëm disa minuta para se t’i merrej banesa e saj luksoze dhe të nxirrej në ankand.

Lajme të ngjashme

Back to top button