Kosovë: Parlamenti shpërbëhet në mars?!

Në pjesën e dytë të muajit mars, Kosova mund të mbetet pa legjislativ dhe pa qeveri. Me një marrëveshje të partive kryesore në vend, fill pas miratimit të ligjit të ri të zgjedhjeve mund të shpërbëhet Parlamenti i Kosovës.

Ashtu siç e parasheh ligji, zgjedhjet nacionale do të mbaheshin 45 ditë prej ditës së shpërbërjes së parlamentit. E diela e fundit e muajit prill, ose ajo e para e muajit maj janë dy data, që burime të gazetës i kanë përmendur si opsione.

Deri tek ky zhvillim do të çojnë dy vendime të mëdha që duhet t`i marrë legjislativi gjatë muajit mars, e që në përbërjen aktuale është e pamundshme që të votohen.

Parlamenti duhet të votojë pakon e sundimit të ligjit, ku përfshihet themelimi i Tribunalit për UÇK-në dhe mandati i ri për EULEX-in, si dhe duhet të votojë statutin e asociacionit/bashkësisë së komunave serbe, ku përfshihet edhe ndryshimi i ligjit për vetëqeverisje lokale, pa të cilën nuk mund të zbatohet marrëveshja e 19 prillit. /Tribuna/

Lajme të ngjashme

Back to top button