NATO s’mund të ndihmojë në krijimin e ndonjë ushtrie të Kosovës

Diplomatët në NATO i quajnë paralajmërimet për krijimin e ndonjë ushtrie të Kosovës si një retorikë parazgjedhore për konsum të brendshëm.

Në NATO janë mësuar me deklaratat e disa liderëve politikë të Kosovës, sidomos me ato që kanë të bëjnë me premtimet për anëtarësim të shpejtë në NATO dhe me ato për shndërrimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në një ushtri të Kosovës, shkruan koha ditore.

Tash kur në Kosovë është hapur debati për ndryshimin e FSK-së dhe për shndërrimin e saj në një formacion që do të quhej Forcë e Armatosur e Kosovës, në NATO dëshirojnë të besojnë se edhe kjo është vetëm një retorikë parazgjedhore dhe rikujtojnë se çfarëdo ndryshimi në mandatin e NATO-s dhe në rolin e raporteve me FSK-në do të duhej të miratohej me unanimitet vendimi në Këshillin e NATO-s.

E për një vendim me të cilin do të përkrahej krijimi i ushtrisë së Kosovës në NATO nuk ka gjasa në kohën kur disa shtete, jo vetëm ato që nuk e kanë njohur Kosovës, por edhe disa që e kanë njohur, nuk do të ishin në favor të një hapi të tillë.

Lajme të ngjashme

Back to top button