Mentja e përshtatshme për të luftuar obezitetin

Obeziteti një nga sëmundjet më të përhapura dhe më të vështira për tu kuruar. Por një lajm i mirë vjen nga Departamenti i Mjekësisë i Universitetit të Padovës në Itali, ku në bazë të një studimi është arritur në përfundimin se mentja (mentoli) është  një strategji e mundshme për trajtimin e obezitetit.

Sipas  Marco Rossatos, koordinatorit të grupit të studiuesve,  mentja është e njohur nga të gjithë për aftësinë e saj të shkaktojë një ndjesi të ftohti, kur bie në kontakt me lëkurën dhe kjo substancë e nxjerrë nga bimët dhe e njohur për mijëra vjet, stimulon qelizat e indit të bardhë dhjamor të djegë yndyrat duke prodhuar nxehtësi.

Mentja, kujton Rossato, është përdorur gjerësisht në ushqime, kozmetike dhe farmaceutike dhe janë parë efektet anësore të njerëzit dhe për këtë arsye është një strategji e mundshme e re për trajtimin e obezitetit. Mentja dhe molekula të tjera të ngjashme, janë në gjendje për të rritur metabolizmin e indit të bardhë dhjamor që çon në djegien e yndyrës së depozituar.

Gjithashtu, mentja është një ilaç shumë i mirë popullor, ajo ka aftësi të:

–          Largojë gazrat

–          Qetëson të vjellat

–          Qetëson kollën

–          Relakson mujskut dhe qetëson alergjinë

–          Heq dhimbjen e kokës./ KlanTV/

Lajme të ngjashme

Back to top button