fbpx

Forumi i të rinjve mysliman: Po terrorizohemi nga Policia

Forumi i të rinjve mysliman i është drejtuar me një letër ambasadës së SHBA-ve në Kosovë, EULEX-it dhe OSBE-së, në të cilën shkruan se po terrorizohet nga Policia e Kosovës.

Në vazhdim mund ta lexoni letrën e plotë.

Të dashur ambasadorë të EULEX-it, OSBE-së dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Forumi i të Rinjve Myslimanë që është një organizatë e shoqërisë civile në Kosovë misioni i të cilës është të mbroj të drejtat e qytetarëve myslimanë të vendit tonë po u drejtohet me këtë letër të hapur për të kërkuar ndihmën tuaj.

Organizata jonë e cila herë pas here bën deklarata për shtypin ku proteston ndaj ofendimeve, diskriminimeve, shantazheve e thyerjes së laicitetit me të cilat populli i Kosovës përballet përditë, në muajt e fundit po përballet me shumë presione policore të cilat kërkojnë të na heshtin dhe frikësojnë.

Një nga deklaratat e fundit të Forumit tonë ka pasur lidhje me rrëzimin e bustit të Nënës Terezë në Mitrovicë.

Forumi i cili nuk ka asnjë lidhje me rrëzimin e kësaj statuje, u gëzua nga ky rrëzim dhe u lut që të gjithë bustet e Terezës në Kosovë të bien, pasi ne mendojmë se ato janë kundra ligjit, anti-kushtetuese dhe cenojnë sekullarizmin e Kosovës.
Për shkak të kësaj deklarate, Forumi i të Rinjve Musliman në ditët e fundit po përballet me një presion të frikshëm policor.

Anëtarët tanë po thirren në zyrat e anti-terrorit dhe po kërcënohen vetëm pse kanë shprehur fjalën e lirë në media.

Ne po frikësohemi e kërcënohemi pasi deri më tani kemi menduar e besuar se Kosova është një shtet demokratik, ku liria e besimit dhe mendimit mbrohet me ligj.
FRM-së, presioni policor i bëhet i nxitur nga grupet jashtë-shtetërore, që përdorin shtetin për qëllime personale dhe që fatkeqësisht nga këto grupacione ka shumë që veprojnë në Kosovë dhe kanë formuar shtet paralel dhe ato përdorin policinë dhe prokurorinë për të ndërmarrë sulme personale ndaj individëve që nuk i pëlqejnë atyre.

Njësia e antiterrorit ka marrë në pyetje një anëtarin tonë për shkak se ai ka përdorur një të drejtë demokratike që të shpreh fjalën e lirë në një deklaratë të shkruar.
Njësitë e antiterrorit e kanë kërcënuar anëtarin tonë pse ai është lutur që putat e Nënë Terezës të bien në Kosovë dhe shteti kosovar të ruhet nga procesi katoliçizues.

Organizata jonë bën deklarata për të mbrojtur qytetarët muslimanë dhe shekullarizmin e shtetit në Kosovë, pasi mendon që në vendin tonë liria e besimit dhe mendimit është e garantuar me Kushtetutë dhe Kosova nuk është një shtet katolik, por i të gjithë qytetarëve të saj.
Por kërcënimet e policisë dhe reparteve të frikshme të antiterrorit, ne si qytetarë dhe anëtarë të shoqërisë civile, po na trembin dhe bëjnë të mendojnë që në Kosovë nuk ka liri besimi dhe mendimi.

Për sa më lartë, Forumi i të Rinjve Muslimanë i apelon OSBE-së, EULEX-it dhe Ambasadës Amerikane në Prishtinë, si institucionet që kanë forcë dhe influencë mbi punët e paligjshme të shtetit tonë, që të monitorojnë kërcënimet që po vijnë kundër nesh, vetëm për faktin se jemi muslimanë dhe nuk duam që në Kosovë vendi ynë dhe hapësirat e tija publike të katolicizohen në kundërshtim me Kushtetutën.

FRM i apelon OSBE-se, EULEX-it dhe Ambasadës Amerikane që të influencojnë autoritetet kosovare që t’i përmbahen ligjit dhe të mos na trajtojnë ne qytetarët e besimtarët muslimanë si qytetarë të dorës së dytë.
Ne kemi shpresë në ndihmën dhe mbështetjen tuaj. /telegrafi

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close