PDSH me kandidat të saj për president

Partia Demokratike Shqiptare do të mbledh të hënën kryesinë qendrore dhe kryetarët e degëve për të debatuar rreth zgjedhjeve presidenciale të 13 prillit.

Për Portalb partia e Menduh Thaçit konfirmoi se do të nxjerrë kandidat të saj për president të vendit.

“Gjithnjë e më shumë shkohet drejt një vendimi të tillë dhe gjasat janë shumë të mëdha që të hënën të marrim vendim për të marrë pjesë me kandidatin tonë në zgjedhjet presidenciale”, thonë nga PDSH. Nuk jepen informata më të hollësishme rreth mbledhjes e cila do të mbahet të hënën në ora 17:00.

Lajme të ngjashme

Back to top button