Ndërrimi i moteve në Hasanbeg kalon në mjerim

Shumë familje të Hasanbegut natën e Vitit të Ri e kanë pritur pa kulme mbi kokë, mos pasja e kushteve elementare për jetë ka bërë që kjo festë në këtë pjesë të Shkupit të jetë e zbehtë, madje mos të ndjehet fare, njofton Alsat M.

Viti që lëmë pas për banorët e Hasanbegut të prekur nga vërshimet që kanë qenë një vit i vështirë dhe dëshirojnë që të mos përsëritet asnjëherë. Ndërkohë për 2017 dëshira e tyre më e madhe është që të arrijnë shtëpitë e tyre t’i kthejnë në gjendje të banueshme.

“Jemi duke qëndruar tek motra, siç po e shihni shtëpia u shkatërrua nga vërshimet, i kemi kushtet e vështira, atje jemi si mysafirë. Të gjithë janë duke festuar ndërsa ne jemi të detyruar që të punojmë pasi që ashtu e do nevoja”, tha Abdulla Hasani, banor i Hasanbegit.

Rreth 100 persona shtëpitë e të cilëve u shkatërruan nga vërshimet, ndërrimin e motmoteve e kanë kaluar në konviktin “Tome Stefanovski-Seniç”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button