Kufjet ‘Dash’ monitorojnë aktivitetin tuaj fizik

Kufjet ‘Dash’, një krijim i ri i kompanisë Bragi, do të mund të lidhen me çdo aparat telefoni nëpërmjet Bluetooth-it dhe të luajnë muzikë. Ata kanë një memorie të brendshme 4 GB që mund të mbajë deri në 1000 këngë. Këto kufje janë të pajisura me një matës shpejtësie, termometër, një mikrofon që ndodhet brenda në kufje si dhe sensorë optikë.

Kufjet ‘Dash’ gjithashtu kanë sensorë të cilët do të mundësojnë monitorimin e statistikave të aktivitetit fizik, si për shembull, numri i kalorive të djegura, numri i hapave dhe miljeve që përdoruesi ka ecur, si dhe do të ndihmojnë në reduktimin e peshës. Prodhuesit thanë në faqen e tyre Kickstarter se kufjet ‘Dash’ gjithashtu mund të matin rrahjet e zemrës dhe nivelin e oksigjenit.

Bateria është 100mAh dhe duhet të zgjasë të paktën për 3 orë që ju mund të bëni vrap, 4 orë vetëm të dëgjoni muzikë dhe 250 orë që të qëndrojë i papërdorur. Kufjet kontrollohen me disa komanda me prekje. Kufja e majtë kontrollon aktivitetin fizik dhe i ndihmon përdoruesit gjatë stërvitjes duke dhënë komanda të ndryshme si dhe jep informacion se sa përdoruesi ka ecur.

Ndërsa kufja e djathtë përdoret për të dëgjuar muzikë dhe për të folur në telefon. Ju mund t’i përdorni kufjet edhe kur jeni duke i dhënë biçikletës në trafik dhe nuk do të dëgjoni asnjë zhurmë nga trafiku. Këto kufje punojnë në telefonat iOS dhe Android dhe kushtojnë vetëm 200 dollarë.

Lajme të ngjashme

Back to top button