Shpërthen bombë para shtabit të LSDM-së në Karposh (FOTO)

Një bombë është hedhur mbrëmë para shtabit të partisë opozitare LSDM në lagjen Karposh të Shkupit.

Policia bllokoi rrugët në afërsi të shtabit dhe nuk ka lejuar lëvizjen derisa është kryer ekspertiza. Siç bëhet e ditur deri tani nuk dihet edhe personi i dyshuar për hedhjen e bombës.

Nga shpërthimi nuk ka pasur të plagosur, edhe pse në atë moment në shtab ka pasur rreth 30 aktivistë të LSDM. Nga shpërthimi i bombës që është e modelit ‘kashikara’ janë dëmtuar pesë makina që ishin pranë shtabit.

Lajme të ngjashme

Back to top button