Trump sulmon “armiqtë” në urimin për Vitin e Ri

Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump ka sulmuar “armiqtë e shumtë” në mesazhin e tij për Vitin e Ri, shkruan REL.

“Urime Vitin e Ri të gjithëve, përfshirë armiqëve të shumtë dhe atyre që më kanë luftuar dhe kanë humbur keq”, ka shkruar Trump në profilin e tij në “Twitter”.

Ai ka shtuar se kundërshtarët e tij “thjeshtë nuk e dijnë se çfarë duhet të bëjnë” ndërsa urimin e ka përfunduar me fjalën: “Dashuri!”.

Trump është përballur me rezistencë nga establishmenti republikan derisa ai ka mundur mbi 12 kandidatë të partisë gjatë garës për të siguruar nominimin për zgjedhjet presidenciale.

Ai arriti të fitojë edhe zgjedhjet e 8 nëntorit ndaj rivales demokrate, Hillary Clinton, e cila pritej që të fitonte.

Presidenti i zgjedhur amerikan, pritet të festojë sonte së bashku me qindra persona të tjerë në klubin e tij në Palm Beach të Floridas, një prej të cilëve pritet të jetë edhe aktori Sylvester Stallonte.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button