Rumani, në kamionin e çokollatave zbulohen 48 migrantë

Doganierët rumunë kanë zbuluar 48 shtetas irakianë të fshehur në një kamion i cili zyrtarisht transferonte pako me çokollata, raporton Anadolu Agency (AA).

Policia kufitare në portin e Danubit të Giurgiu në kufirin mes Rumanisë dhe Bullgarisë njoftoi se të enjten në mbrëmje gjatë kontrollit të kamionit kanë zbuluar 22 burra, nëntë gra dhe 17 të mitur, të gjithë shtetas të Irakut.

Në njoftimin e policisë kufitare rumune të shtunën thuhet se me kamionin drejtonte një shtetas bullgar. Në letrat që i tregoi shoferi thuhet se transportonte çokollata bullgare për në Hungari.

Migrantët i thanë policisë se dëshirojnë të arrijnë në Hungari, ndërsa shoferi në deklaratën e tij theksoi se nuk e ka ditur se në hapësirën transportuese të kamionit transporton njerëz.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button