Dimitriev: Periudhë e stabilizimit dhe fokus në problemet reale

Na nevojitet periudhë e stabilizimit dhe fokusim në problemet reale, për punësime, për arsim dhe shëndetësi më të mirë, për investime në infrastrukturë dhe në të gjitha rajonet e nevojshme. Edhe unë jam i bindur se ne kemi fuqi të arrijmë suksese, theksoi sot në fjalimin me rastin e Vitit të Ri kryetari i Qeverisë për zbatimin e zgjedhjeve, Emill Dimitriev, njoton MIA.

Në Vitin e Ri qytetarëve u dëshiroj shumë shëndet dhe fat, begati dhe mirëqenie në familje, dhe mundësi për zhvillim privat dhe profesional. “Dhe çdoherë kini besim në vetëvete, në familjen tuaj, në bashkëqytetarët tuaj dhe në atdheun tonë Republika e Maqedonisë”, theksoi Dimitriev.

Porositi që të merren mësime nga viti që po shkon. “Vitin që shkon, secili prej nesh, në plan privat do ta mbajë mend për ngjarje të cilat lanë emocion, edhe të mirë edhe më pak të mirë, personal dhe familjar, por ato ndjenja çfarëdo që të jenë besoj se ju kanë bërëtë gjithë ju më të fuqishëm. Në planin shtetëror, viti që po kalon do të mbetet i njohur për disa punë, prej të cilave para së gjithash duhet të nxirren mësime, që të jemi më të mençur, por edhe me më shumë besim, në mënyrë që të mundemi edhe në të ardhmen të sjellim vendime të drejta”, theksoi Dimitriev.

Ai vlerësoi se Qeveria që e ka kryesuar për zbatimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare arriti të mbijetojë në lartësinë e detyrës dhe nënvizoi se zgjedhjet cilësore janë, para së gjithash, meritë e popullit.

Neve, shton, na nevojitet periudhë e stabilizimit dhe fokusim në problemet reale, për punësime, për arsim dhe shëndetësi më të mirë, për investime në infrastrukturë dhe në të gjitha sferat e nevojshme. Edhe unë jam i bindur se ne kemi fuqi të arrijmë suksese.

Në fjalimin me rastin e Vitit të Ri foli edhe për krizën e migrantëve me të cilën u përballëm si shtet dhe e cila ende është një problem aktual në përmasa botërore. Theksoi se Republika e Maqedonisë pati rol kyç në përballjen me këtë fenomen global dhe se kjo u cek nga shumë liderë botëror dhe evropianë.

“Atë e bëmë me ndihmën e miqve tanë, por para së gjithash duke u mbështetur në resurset dhe kapacitetet vendore ekonomike dhe kadrovike, dhe për këtë arsye kjo meritë e jona është më me e madhe sepse është realizuar me forca vetanake. Kjo konfirmon se ne kemi kapacitete, dhe se në vend që të nënvlerësohemi, duhet realisht ta shohim dhe ta vlerësojmë rolin dhe pozitën tonë, e cila aspak nuk është e vogël pçosaçërisht në tejkalimin e kësaj sfide. Kjo ndërkaq akoma më shumë e tregon nevojën dhe rëndësinë për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë në NATO dhe në BE, diçka që është në interes edhe të vendit tonë por edhe të familjes evropiane dhe euroatlantike, dhe që do të thotë krijim i hapësirës e cila më mirë do të përballet me rreziqet dhe sfidat, por edhe më mirpë do ta zhvillojë ekonominë”, theksoi Dimitriev

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button