Gruevski: Ekonomisë i duhet stabilitet politik

Lideri i VRRO-DPMNE-së në fjalimit e tij të Vitit të Ri tha se edhe përkundër krizës politike Maqedonia ka arritur ta mbajë stabilitetin ekonomik. Ai tha se në mënyrë të vazhdueshme gjatë kohës së krizës politike është zvogëluar papunësia, transmeton Gazeta Lajm.

 “Edhe përkundër krizës politike, është mirë që Maqedonia ka arritur ta ruajë stabilitetin ekonomik, me rritje solide dhe çka është më e rëndësishmja se në mënyrë të vazhdueshme është ulur papunësia deri në 23.4%. Janë hapur qindra vende të reja pune që kanë qenë rezultat i punës sonë”, tha mes tjerash Gruevski në fjalimin e tij vjetor.

Ai tha se nëse nuk do të ishte krijuar kriza politike do të bëhej edhe më shumë, por sipas tij, duke marrë parasysh rrethanat është nxjerrur maksimumi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button