Emil Dimitriev edhe kryeministër edhe deputet

Kryeministri, Emil Dimitriev nga dita e djeshme është edhe deputet në Kuvendin e RM-së, duke e shkelur kështu parimin e ndarjes së pushtetit ligjvënës dhe pushtetit ekzekutiv, situatë kjo që mund të zgjat duke pasur parasysh se formimi i qeverisë së re mund të shtyhet. Në seancën plenare konstituive, anëtarë të qeverisë të zgjedhur deputetë qëndronin në rendin e parë, së bashku me mysafirët special të ftuar, shkruan sakamdakazham, transmeton Portalb.mk.

Udhëheqësi i seancës së djeshme konstituive, Trajko Veljanovski konstatoi se me verifikimin e mandatit të deputetit, sipas Kodit Zgjedhor, Emil Dimitrievit, Nikolla Poposkit, Nikolla Todorovit dhe Elizabeta Kançevska Milevskës iu pushon funksioni ministror në qeveri. Por, siç tha Veljanovski duke e cituar Kushtetutën, ata mbeten ministra deri në zgjedhjen e qeverisë së re.

Ndërkohë që me Kushtetutë parashikohet papajtueshmëria e funksionit të deputetit, çka d.m.th. se deputeti nuk mund të jetë njëkohësisht edhe anëtar i këshillave komunale, kryetar komune, kryetar i qeverisë, ministër, president, gjykatës, prokuror public, avokat i popullit apo bartës të funksioneve tjera në Parlament a Qeveri, transmeton Portalb.mk.

Pas emërimit të Dimitrievit për deputet, me qeverinë do të udhëheq i a.q. Triumvirat i përbërë nga zëvendës-kryeministri për çështje ekonomike, për euro-integrime dhe ai për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit-Vlladimir Peshevski, Arbër Ademi dhe Festim Halimi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button