Komunikacioni me intensitet të shtuar jashtë mjediseve urbane

Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet nëpër rrugë vende-vende të lagështa në viset më të larta dhe kryesisht nëpër rrugë të thata në[ viset e ulëta, shkruan MIA.

“Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve të qytetit është shtuar. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi”, informon Lidhja Auto Moto e Maqedonisë në raportin e mëngjesit për gjendjen e rrugëve.

LAMM rekomandon vozitje të kujdesshme, shpejtësi të adaptuar të lëvizjes dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor. Në gryka malore është e mundur dukuria e shembjeve, posaçërisht në drejtimet rrugore: Koçan – Mak. Kamenicë – Dellçevë, Vinicë – Berovë, Gostivar – Strazhë, Mavrovë – Dibër – Strugë, D. Kapi – Udovë, Katllanovë – Veles, Krushevë – Demir Hisar dhe Resnjë – Bukovë.

Në fuqi është obligimi ligjor për posedim të obliguar të pajisjes dimërore në automjete, pa marrë parasysh gjendjen e motit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button