Ivanov: Festat të sjellin gëzim dhe mirëqenie

Festat le të na sjellin fuqi të re, gëzim të ri, mendime pozitive dhe shpresë të ripërtëritur për jetë në paqe, prosperitet dhe mirëqenie, theksoi sot presidenti, Gjorge Ivanov në fjalimin e Vitit të Ri deri te qytetarët, shkruan MIA.

Shefi i shtetit porositi që të nxirren leksione prej krizave të shumta dhe sfidave me të cilat u ballafaqua shteti gjatë këtij viti.

“Viti që po kalon dëshirojmë ta harrojmë sa më parë. Në të jemi ballafaquar me shumë kriza dhe sfida. Është e radhës të nxjerrim leksione prej gjithë kësaj dhe të dalim më të fuqishëm, më të matur dhe më të përgjegjshëm. Të mos lejojmë gjithçka që ishte negative të na përsëritet“, tha Ivanov.

Viti i Ri 2017, theksoi, te secili prej nesh zgjon pritje të reja, shpresa të reja, dëshira të reja.

“Në këto momente kur e ndjejmë fuqinë dhe shpresën e gëzimit, u kthehemi vlerave bazë të njeriut, nevojës për të qenë solidar, humanë, të drejtë… Këto ditë kur festojmë dhe gëzohemi është një mundësi që t’i kthehemi asaj që gjithsecili prej nesh e ka bërë për familjen e tij, për miqtë e tij, për fqinjët e tij, për shoqërinë e tij, për shtetin e tij”, theksoi presidenti i Maqedonisë.

Qytetarëve të Maqedonisë u dëshiroj para së gjithash, shumë shëndet, gëzim, dashuri dhe mirësi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button