Q.E.K. AKABE shpall konkurs për eseun më të mirë

Q.E.K. AKABE shpall konkurs për eseun më të mirë. Tema është e lirë në përzgjedhjen e vet kandidatit, njofton Portalb.mk.

Vlerësimi i punimeve do ta bëhet nga komisioni profesional.

Autorëve të tre punimeve më të mira (tre vende për filloristët, tre për gjimnazistët) , do tu shpërndahen mirënjohje dhe do të shpërblehen , me ç’rast për çmimin e parë do ndahen 20 libra dhe 3000 denar, për çmimin e dytë 15 libra dhe 2000 denar, ndërsa për çmimin e tretë 10 libra dhe 1000 denar.

Punimet duhet ti përmbushin këto kritere:
• Të përmbajë minimum 300 fjalë,
• Të mos jetë e kopjuar,
• Autori duhet të jetë nxënës i shkollës fillore ose i shkollës së mesme (Autori i shkollës fillore duhet të jetë nga klasa e pestë deri në klasën e nëntë)

Afati i dorëzimit të punimeve është deri më datë 13.01.2017

Pas vlerësimit të punimeve nga ana e komisionit, do të organizohet ceremoni solemne në të cilën do të shpallen fituesit.
Kandidatët e interesuar punimet e tyre së bashku me të dhënat e tyre personale (emër dhe mbiemër,shkolla , fillore, mesme, tel. kontakt) duhet ti dërgojnë nëpërmjet postës elektronike: [email protected]/Portalb.mk.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Kam pare njerez qe enderojn jeten pran teje ta kalojn dhe prap kjo nuk me mjafton.Bota me e embel tek une ska vler veqse me ty o I Derguari I Allahut.Me mungon ja Resulallah o zoteri yne vallahi dashuria per ty me eshte shtu sado qe me zgjas mungesa jote larg teje Muhamed shum jam permallu…Moti kam nje pytje me thuaj si ka mundesi te Permallohesh per syt e atij qe kur seke par?? ME MUNGON SHUM O MUHAMMED NEZI pres te te shoh litet rrjedhin per tyy deshiroj qe ne Xhenet te takoj tyy Muhamed lotet nuk ndalen nga mallengjimi per ty e lus Allahun me Zemer e me Shpirt qe te takoj ne Xhenet me te dashurit e mii.. Te Dua ja Resulallah<3

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button