BFI me apel deri te banorët e Hasanbegut

BFI fton banorët e Hasanbegut që prej datës 3 janar të vitit 2017 e deri më 5 janar të vitit 2017, të paraqiten në zyret e BFI-së, në Çairska, 52, me qëllim të përgatitjes së listës për shpërndarje të parave të dedikuara për ta dhe në sasi adekuate sipas dëmtimeve, njofton Portalb.mk.

“Ftohen qytetarët e Hasanbegut që të dorëzojnë edhe deklaratën autentike për dëmin e përjetuar, të cilën duhet ta mbështesin edhe me fakte-fotografi nga objektet e dëmtuara. Në afat prej tre ditëve komisioni i përbërë prej Mustafa Dautit (kryetar), Azim Eminovskit, Rexhep Ziberi dhe Muzemil Osmani (anëtarë), do ti rangojnë të paraqiturit sipas dëshmive të ofruara për dëmtimet dhe pasojat nga vërshima katastrofale që e goditi Hasanbegun me rrethinë” thuhet në apelin e BFI-së.

Ndihmat në të holla do të ndahen më 10 janar të vitit 2017, në Bashkësinë Fetare Islame në RM.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button