Moti sot në Maqedoni

Moti paradite në Maqedoni do të jetë stabil dhe me vranësira mesatare, ndërsa pasdite vranësirat do të zvogëlohen. Në orët e paradites nuk përjashtohet që në disa vende të ketë reshje të dobëta të borës, ndërsa era gradualisht do ta zvogëlojë shpejtësinë. Përgjatë Vardarit ende do të fryjë erë mesatare përkohësisht e përforcuar në orët e paradites, ndërsa pasdite dhe në mbrëmje shpejtësia do të zvogëlohet.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus 10 deri në zero, ndërsa e ditës prej minus dy deri në pesë gradë Celsius.

Në Shkup, moti paradite do të jetë me vranësira mesatare, ndërsa pasdite vranësirat do të zvogëlohen. Do të fryejë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi verior. Temperatura e mëngjesit do të zbres deri në minus pesë, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në tre gradë Celsius.

Gjatë natës së Vitit të Ri do të mbizotërojë mot i kthjellët dhe i ftohtë me erë mesatare veriore nga minus 10 deri në minus dy gradë.

Të dielën do të mbizotërojë mot me diell dhe mëngjes të ftohtë. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë nga minus 13 deri në minus katër, ndërsa e ditës nga dy deri në tetë gradë Celsius.

Temperatura të ngjashme edhe të hënën kur ajo e mëngjesit do të lëvizë nga minus 13 deri në minus pesë, ndërsa ajo ditore nga tre deri në nëntë gradë. Të hënën dhe të martën do të mbizotërojë mot me diell dhe me vranësira të vogla deri në mesatare, ndërsa vranësira të përkohshme me kushte për reshje të dobëta lokale të shiut dhe borës do të ketë të mërkurën. Temperatura e mëngjesit dhe ditës do të jetë në rënie të vogël.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button