Kina investon miliarda dollarë në Pakistan

Një firmë kineze do të ndihmojë në ndërtimin e termocentraleve dhe linjave përcjellëse në Pakistan, një projekt në vlerë prej 1.5 miliardë dollarëve, investimi i fundit kinez ky në shtetin fqinj të Azisë Jugore, transmeton REL.

Transmisioni prej 4 mijë MW do të jetë i pari i këtij lloji në Pakistan, sipas qeverisë pakistaneze. Ajo do e lidh Matiarin në jug, afër një termocentrali të ri në Lahore, në pjesën lindore të shtetit.

Marrëvesha për këtë është nënshkruar sot në Peking në mes të zyrtarëve përkatës të këtij sektori nga Pakistani dhe Kina.

Pakistani, si zonat rurale edhe ato urbane, përballen me ndërprerje të ashpra të energjisë elektrike që shumë vjet.

Ky projekt është i fundit në serinë e shumë investimeve kineze, një pjesë e të cilave janë pjesë e planit për investime në vlerë prej 55 miliardë dollarë të parapara për Korridorin Ekonomik në mes të Kinës dhe Pakistanit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button