Tetovë, shpërthm i fuqishëm i bombolës, lëndohet 77 vjeçari

Duke ndezur bombolën me gaz në hapëisrat ndihmëse të shtëpisë së tij në rrugën Braqa Milladonovci, e njejta ka shpërthyer dhe i ka shkaktuar djegie në fytyre dhe në shpinë.

Rasti ka ndodhur të dielën paradite, informon policia e Tetovës. Sipas policisë së Tetovës, një tetovar i moshës 77 vjeçare me inicialet K.A, është sjellur në Spitalin Klinik të Tetovës, me djegie në fytyrë, duar dhe shpinë. Pas dhënies së ndihmës së parë ai është transferuar për në klinikat e Shkupit.

“Rasti ka ndodhur rreth orës 10 të ditës së diel, kur tetovari ka qenë duke ndezur bombolën me gaz në hapësirën ndihmëse të shtëpisë së tij. E njejta ka shpërthyer dhe i ka shkaktuar djegie të njejtit.Gjykatësi hetues dhe ekipet e SPB-së kanë dalur në vendngjarje dhe punojnë në zbardhjen e këtij rasti”, informoi policia e Tetovës.Personi në fjalë është sjellur në spital nga ana e fqinjëve të tij.

Nga Policia e Tetovës kanë apeluar që qytetarët sa më shumë të jenë të kudjesshëm në këso raste, pasi që jo që vetëm veten e tyre e rrezikojnë por edhe rrezikojnë jetën e pjesëtarëve të familjes së tij.

Lajme të ngjashme

Back to top button