Austri, shkatërrohet rrjeti i trafikantëve të drogës

Policia e Austrisë thotë se ka arrestuar 50 persona dhe ka sekuestruar kokainë, heroinë, marijuanë dhe amfetaminë, falë informacioneve të cilat i kanë marrë gjatë një hetimi tre vjetor i cili kishte në shënjestër një rrjet trafikantësh, raporton Anadolu Agency (AA).

Nga policia e Vjenës njoftojnë se në mesin e të arrestuarve gjenden dhjetë korrierë të dyshuar, të cilët kanë sjellë drogën në qytet nga Holanda, Nigeria dhe Kameruni si dhe tre organizatorë të cilët Holanda ua ka dorëzuar autoriteteve austriake nga Holanda.

Dy nga të arrestuarit kanë pranuar se kanë marrë pjesë në grabitjen e një banke në Austri.

Policia tha se ka sekuestruar 17 kilogramë kokainë dhe katër kilogram heroinë si dhe marijuanë dhe amfetaminë në vlerë prej mbi 100.000 euro.

Policia thotë se ka gjetur prova se janë kontrabanduar 56 kilogram kokainë dhe heroinë, vlera e të cilave në rrugë është të paktën gjashtë milionë euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button