Albert Musliu, analist politik

Pyetja: Çfarë prisni nga 2017-ta?

Përgjigjja:

Besoj se në vitin 2017 disa paqartësi që na kanë ndjekur gati 2 vite do të sqarohen. Besoj se do të kemi një skenë më të tensionuar së paku para pushimeve verore, sepse do të hymë në fazën e përgatitjeve për zgjedhjet lokale. Dalim prej zgjedhjeve parlamentare me disa numra që japin një situatë më të komplikuar dhe besoj se ajo do të gjenerojë një kalkulim pak më të madh prej subjekteve politike në zgjedhjet lokale.

Për  çështjen e qeverisë, ne gjithsesi se do të kemi edhe biseda të çuditshme por edhe tensionim të situatës, ngase e kemi parë se VMRO DPMNE-ja jo rrallë herë e përdor opinionin publik ose presionin nëpërmjet mediave për t’i arritur qëllimet e veta politike, që gjeneron edhe reaksion nga ana tjetër.

Uroj vetëdijesim kolektiv te subjektet politike shqiptare që të mos humbet momenti. Nuk pres ndonjë habi në ekonomi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button