Çavushoglu, bisedë telefonike me kreun e NATO-s Stoltenberg, ja për çfarë kanl folur

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu ka zhvilluar një bisedë telefonike me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra nga burimet diplomatike në bisedën e zhvilluar me kërkesë të palës përballë, kreu i NATO-s, Stoltenberg i ka shprehur përgëzimet ministrit Çavuşoğlu për marrëveshjen e armëpushimit të arritur në Siri.

Pasi ka vënë në dukje falënderimet për kontributin e Turqinë në këtë drejtim, Stoltenberg tha se NATO mbështet këtë proces. Ndër të tjera bëhet e ditur se gjatë bisedës janë vlerësuar hapat që do të bëhen në periudhën e ardhshme për zhvillimet dhe në lidhje me dakordësimin në Siri.

Gjithashtu, në bisedë janë diskutuar çështjet për pajisjet dhe aktivitetet e trajnimit ushtarak në Irak, mbështetja ajrore e koalicionit në El Bab, zhivillimet në Libi dhe mbështetja e NATO-s ndaj Turqisë.

Ndër të tjera mësohet se ministri Çavuşoğlu dhe Stoltenberg janë pajtuar që të takohen në një kohën sa më të afërt.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button