fbpx

OEMVP: Vit i zymtë ekonomik, Qeveria disa herë ka refuzuar lehtësim të tregtisë me Kosovën

Për vitin 2016, në Maqedoni ka ulje të investimeve të jashtme dhe atyre vendase. Kjo solli uljen e bruto prodhimit vendor dhe mos hapjen e vendeve të reja të punës. Si rezultat i kësaj, e tërë ekonomia nuk u zhvillua sa pritej.  Kjo u tha sot nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore (OEMVP) gjatë prezantimit të raportit të tyre për vlerësimin e vitit 2016, transmeton Portalb.mk.

OEMVP theksoi se një nga problemet më të dukshme në ekonomi është mos-hapja e terminalit  të Jazhincës dhe Ballacës, në kufi me Kosovën që do të mundësonte lehtësim për biznesin me këtë vend fqinj.

“Nga 35 kërkesa të dërguara në Qeveri për investime ekonomike, dy prej tyre u pranuan edhe ato ishin administrative. Nga këto kërkesa u refuzua hapja e terminalit në Bllacë dhe Jazhincë, me arsyen se kjo nuk është mundur të financohet nga qeveria. Sipas qeverisë financimi i terminalit  të Jazhincës do të kushton dikur rreth 1 milion euro. Hapja e terminaleve ka logjik në ekonomi. Vetëm në terminalin e Bllacës, afër 25% i tregtimit me mallra vjen nga rajoni i Pollogut” thotë Fatmir Bytyqi, drejtor i OEMVP-së.

“Ky vit nuk ishte në gjendje të mirë ekonomike sepse vendi ishte në krizë politike. Rritja ekonomike duhej të ishte rreth 3.7 kurse ajo është diku 2.2%. Sipas raportit të progresit ekonomik për Maqedoninë, këto janë sferat se ku qalon Maqedonia:  borgji publik, deficiti buxhetor, fondi pensional, borxhet e kompanive publike, politika selektive e investimeve të huaja, përmirësimi i legjislacionit, thjeshtësimi i procedurave administrative nga vendet fqinjësore dhe infrastruktura”, tha Nazmi Ejupi, nënkryetar i OEMVP-së.

Bytyqi tha se disa herë janë refuzuar edhe kërkesa të tjera të cilat OEMVP ia ka dërguar Qeverisë së Maqedonisë, kërkesa këto që janë faktor në zhvillimin e biznesit vendas.

“U refuzua edhe kërkesa për kompensim të humbjeve nga vërshimet e 6 gushtit të bizneseve të rajonit të Hasanbegut dhe Smilkovcës. Qeveria morri vendim institucional që këto kompani të mos trajtohen në mënyre institucionale dhe të mos dëmshpërblehen”, vazhdon Bytyqi.

OEMVP parashtroi kërkesë edhe për ndryshim të politikës selektive në investimet e huaja. Sipas tyre, kjo politikë selektive nuk solli vende të reja të punës në rajonin më të varfër të Maqedonisë.

“U refuzua edhe kërkesa për zhvillim të barabartë rajonal të investimeve të huaja në Maqedoni. Në vitin 2016 në rajonin verilindor kemi dy investime të huaja dhe hapje të punësimeve të reja. Ndryshe, në rajonin perëndimor kemi zero financime. Kjo ka ulur edhe zhvillimin ekonomik i cili këtë vit ka qenë 0.03% të BPV-së , kurse duhej të ishte 1% ”, thotë Fatmir Bytyqi.

Se si do të jetë zhvillimi ekonomik në 2017 nëse kemi thëllim të krizës ekonomike, nga ndërmarrja Dauti Komerc shprehën se ato do të vazhdojnë veprimtarinë e tyre, pavarësisht ndodhive politike në vend.

“Në krahasim me vitin 2016, presim themelim të kuvendit dhe qeverisë e cila do ti marre përgjegjësitë mbi vete për të ndërmarrë masa për përmirësim të gjendjes së ekonomisë. Besojmë se nuk do të ketë turbulenca të tjera, dhe se ne si biznes dhe pjesëtarë të OEMVP do të vazhdojmë veprimtarinë. Do të vazhdojmë shqyrtimin dhe parashtrimin e masave në interes të bizneseve dhe mirëqenies së përgjithshme shoqërore” thotë Xhemail Dauti, themelues i ndërmarrjes “Dauti Komerc”. / Portalb.mk.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button