Taylor Swift zbulon recetën e parë të ditës që e mban në formë perfekte

Që të jemi të sinqertë, të gjithë duam të jemi si Taylor Swift. Ëndërrojmë famën e saj, pasurinë e saj, të dashurit e saj (ose ish të dashurit), grupin e ngushtë të miqve, por edhe miliona fansa në të gjithë botën. Nëse do i kishim këto, do të ishim vetëm një hap larg idhullit Taylor.

Swift ka edhe një trup për t’u pasur zili, ndaj edhe shumë prej nesh duan të dinë sekretin e saj. Në një intervistë të fundit për Bon Appetit, ajo ka zbuluar recetën e parë të ditës. Gati për të mbajtur shënime? “Më pëlqen të bëj krepa të mbushur me proshutë, djathë parmexhan dhe një vezë të skuqur. Kjo është receta ime e mëngjesit”, – tha ajo për revistën.

Kështu, mjafton që vezëve dhe proshutës në mëngjes t’u shtosh edhe disa përbërës të tjerë. Për artisten fituese të Grammy-t duket se ka funksionuar mirë. Swift shton gjithashtu se në vaktin e parë të ditës nuk harron asnjëherë edhe lëngun e portokallit. Është e shëndetshme!

Nëse do të ushqehesh si një pop star, provo një herë recetën e T. Swift.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button