Zvicër, jepen falas në rrugë qindra libra të Kuranit

Nën organizimin e forumit rinor islam në Zvicër ne çdo qytet të këtij vendi  ka nisur shpërndarja falas e Kuranit. Me afishe e pllaketa ku mbi to shkruan “LIES” ose “LEXO” fjalë kjo e parë me të cilën nis libri i shenjtë i myslimanëve, Kurani.

Për një javë ditë në Bern janë dhuruar falas mbi 2000 Kurana për qytetarët jo-muslimanë. 
Sipas organizatorëve, “Dhurimi i Kuranit në gjuhë të ndryshme të qytetarëve zviceran ka për qëllim për të treguar se feja islame është humaniste, paqësore dhe transparente”.

“Ne fakt ky Kuran qe po e shihni dhe po shpërndajmë gratis u dedikohet jo-muslimanëve. Aksioni është duke u zhvilluar në mbarë Zvicrën, duke nisur me kryeqytetin Bern. Meqë jemi në Zvicrën gjermanofone Kurani është ne gjuhen gjermane. Kurse në pjesët tjera të Zvicrës do të shpërndajmë Kuranin në gjuhën frenge dhe italiane. Interesimi është i madh sidomos i studentëve, të rinjve. Gjitha akuzat, kritikat bëhen nga ata njerëz që nuk e njohin mirë islamin në mungesë të leximit. Besoj se pasi ta lexojnë tash Kuranin ne gjuhën  e tyre, besojë se për islamin do te flasin ndryshe dhe ata qe kanë folur keq, sigurisht do të pendohen” tha njëri nga organizatorët.

Lajme të ngjashme

Back to top button